Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Rrëmbimi i tij me urdhër shtetëror

29 October 2026, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Rrëmbimi i tij me urdhër

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur akuza të forta lidhur me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke pretenduar se shteti shqiptar ka refuzuar të marrë dëshminë e një personi të penduar. Ajo deklaroi gjithashtu se familjarët e Martinajt kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe, sipas saj, e dinë se kush qëndron pas zhdukjes së tij.

Lala, e cila theksoi se ka raportuar vetë për këtë çështje dhe disponon prova për pretendimet e saj, foli për dyshime mbi përfshirjen e segmenteve shtetërore në ngjarje. Ajo ngriti pikëpyetje edhe për faktin që familjarët, sipas saj, nuk janë marrë në pyetje nga autoritetet.

“Martinaj është rrëmbim dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar.

Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë, personin e dyshuar për vrasje. Pavarësisht përplasjeve që unë kam pasur me Ervis Martinajn, familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje”, u shpreh gazetarja.

Lala kritikoi gjithashtu mënyrën se si po zhvillohen hetimet nga Prokuroria e Lezhës, duke vënë në dyshim mundësinë e zbardhjes së ngjarjes nga ky institucion.

“Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga Prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, deklaroi ajo.

Po ndodh...