Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, arrestohen tre persona

29 October 2026, 23:08 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vdekja e 3 shqiptarëve në Athinë, arrestohen tre persona

 Policia greke ka arrestuar 3 persona,2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës.

Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.

Raportohet se në total janë ndaluar 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

Po ndodh...