Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

29 October 2026, 23:51 / SPORT ALFA PRESS

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon

Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, i cili është shprehur optimist për rikuperimin e trajnerit belg dhe rikthimin e tij në aktivitet.

Në deklaratat e raportuara nga televizioni gjerman “ARD”, Eberl e cilësoi daljen e Kompanyt nga spitali si një lajm shumë të rëndësishëm për klubin bavarez.

“Mendoj se dalja e Kompanyt nga spitali është lajmi më i madh dhe më i bukur për të gjithë ne. Ai tashmë është lejuar të kthehet në shtëpi, ku do të vazhdojë periudhën e rikuperimit”, u shpreh Eberl.

Drejtori sportiv i Bayern Munich bëri të ditur se trajneri duhet të përqendrohet te pushimi dhe trajtimi mjekësor, përpara se të mendojë për rikthimin në detyrë.

“Për të, rikuperimi do të thotë pushim dhe marrje e medikamenteve. Jam plotësisht i bindur se shumë shpejt do të jetë sërish në formë të plotë dhe do të mund të rikthehet në fushë”, përfundoi drejtuesi i klubit gjerman.

Kompany pritet të vijojë rikuperimin në shtëpi, ndërsa rikthimi i tij në pankinën e Bayern Munich do të varet nga ecuria e gjendjes shëndetësore dhe rekomandimet mjekësore.

Po ndodh...