A është plani i Edi Ramës ti reformojë partinë Berishës me Gazment Bardhin?!
Në daljet e fundit televizive, Oerd Bylykbashi ka artikuluar vazhdimisht mbi një mesazh që, sipas tij, Edi Rama i ka dërguar Manfred Weber-it, ku ndër të tjera i thotë: “Kjo rezolutë dhe ky qëndrim mund të çonte edhe në mosreformim të PD-së.” Por cili ishte plani i Edi Ramës për të reformuar PD-në? Kush do ta reformonte PD-në dhe cili është ai që, sipas Ramës, do ta reformojë PD-në?
T’i marrim faktet me radhë:
Nuk ka më asnjë sekret se Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe deputetë të tjerë që i shkojnë nga pas kanë shkuar nga njëra ambasadë në tjetrën, nga njëri vend në tjetrin, madje edhe në EPP, duke artikuluar planin e tyre: se Berisha humbet zgjedhjet në 2024 dhe do t’i kërkojnë largimin, e më pas njëri nga këta do bëhet kryetar.
A është ky plan i hartuar me ndihmën e Edi Ramës? Qartësisht, atij i shkon për shtat. Me Berishën përballë, e ka të siguruar mandatin e katërt. Më pas, edhe katër vite të tjera kaos dhe përçarje në PD, dhe ai siguron mandatin e pestë. Plan i qartë.
Po si nisi?
Të gjithë e kujtojnë se si Edi Rama e njohu Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD-së, edhe pse, në fakt, PD-ja, me kryetar legjitim me firmë dhe vulë, Lulzim Bashën, e kishte përjashtuar Bardhin nga partia. Rast i paprecedent: që një njeri që e ke përjashtuar, kundërshtari ta emëron kryetar grupi. Kaq do t’i mjaftonte Bardhit që, bashkë me shokët, të negocionte me Berishën dhe të merrte dhe postet përkatëse, njësoj si kur drejtonte Lulzim Basha.
Gazment Bardhi bëri më pas marrëveshjen për amnistinë dhe mbylljen e listave. Me të parën, i kthen nderin Ramës; me të dytën, siguron karrigen për veten dhe shokët e tij. Me lista të hapura, do të kishte 0 shanse të votoheshin.
Më pas erdhi vula.
Në një rast të paprecedent në historinë e jurisprudencës, gjyqtarët anashkalojnë një vendim të Gjykatës së Lartë dhe njohin si të ligjshëm një grup “guerrilasish” dhe jo drejtuesit e ligjshëm të partisë. Me këtë precedent, partitë dhe Shqipëria mund të futen në një kaos, ku çdo grup kriminal mund të marrë kontrollin e partive politike në vend. Kështu, pas njohjes së Gazment Bardhit si kryetar grupi, Rama i jep edhe vulën.
Plani shtrihet në arenën ndërkombëtare.
Dy kontaktet që Lulzim Basha la me partnerët, përfshirë edhe EPP-në, ishin Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Ata arritën marrëveshje me EPP që të mbështesnin PD-në, pasi Berisha, në arrest, nuk do të shkonte nëpër takimet e tyre, dhe pas zgjedhjeve këta do ta merrnin drejtimin.
Dalja e Berishës u ka prishur pak skenarin dhe planin atyre dhe Ramës.
Berisha do t’ua prishë skenarin që tani. Ai nuk mund të lejojë krijimin e grupeve ndër deputetë që nesër, pas zgjedhjeve, t’i rebelohen kundër. Ai nuk mund të pranojë pazare që e përjashtojnë atë nga arena ndërkombëtare duke e izoluar në “shtëpi”.
Prandaj është shqetësuar Rama për reformimin e PD dhe Berisha po kërkon të pastroj shpejt e shpejt shtëpine
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128