Arsyeja pse berishistët po e poshtërojnë pa mëshirë, grupin e Gaz Bardhit!
Gazmend Bardhi pasi doli nga mbledhja e famshme e grupit parlamentarë të datës 6 maj, dukej shumë optimist dhe i fuqishëm. Në emër të PD-së e cila kishte dalë nga zgjedhjet e 14 majit me 104 mijë vota “gjaku”, të cilat ishin sa anti-Ramë po aq anti-Berishë, ai deklaroi se këtë rezultat do çonte për “bisedime dhe negociata”, edhe me vetë Sali Berishën.
Kjo dhe një platformë e një grupi deputetësh të cilët kërkonin shtyrjen pa afat të riorganizmit të partisë, krijoi një reaksion të shpejtë mobilizimi të atyre që përfaqësonin realisht ato 104 mijë vota demokratësh mbijetese.
Revolucioni i Berishës transferohet në PD
Dukej qartë se revolucioni i dështuar dhe i katandisur në qesharak i Berishës, po merrte një kah tjetër duke u transferuar brenda PD.
Pas kësaj, u mblodh urgjent kolegji i kryetarëve i cili i kërkoj Kryesisë, nisjen sa më shpejtë të zgjedhjeve për kryetarin e partisë dhe menjëherë pas kësaj, të gjithë piramidës drejtuese. Pastaj erdhi mbledhja e famshme e Kryesisë, në të cilën “grupi për bashkim” i deputetëve hyri i bindur se do të triumfonte.
Por pas 9 orësh debat, shumica e tyre të nervozuar braktisën mbledhjen dhe votimin dhe dolën me fytyra të zverdhura jo nga “dhuna” e demokratëve poshtë zyrave të PD-së, por sepse ashtu siç burime diplomatike i kanë konfirmuar Alfapress.al, dy oligarkë pranë Ramës dhe Berishës janë kapur me fakte, se kishin investuar fuqishëm për triumfin e tyre, gjë që nuk u realizua.
Pra për nisjen e negociatave me Rithemelimin e Berishës për të përcaktuar teknikalitetet e “bashkimit”, duke çuar edhe legjimitetin e PD te lëvizja ilegale e Berishës!
Gjithsesi pas kësaj nisi një histori tjetër. Këta deputetë që pretendojnë se janë të lirë dhe me “mendim ndryshe”, nuk e pranojnë thirrjen e bazës, (Kolegji i kryetarëve), dhe as vendimin e Kryesisë e cila shpalli zgjedhjet për kryetar në 29 korrik. Ata po vërtiten studio më studio televizive, herë për të justifikuar me “dhunën” votimin e papritur për ta në Kryesi dhe herë për të treguar, se nuk kanë pse e kthejnë mbrapsht fjalën e dhënë apo “paradhënien”.
Ata duket sikur po përpiqen të bindin më shumë se demokratët palën e Sali Berishës dhe oligarkët e investuar, se loja ende nuk ka mbaruar dhe se kanë ende fuqi dhe mundësi që të ndalojnë ecjen përpara të PD-së nën vendimet dhe frymën e Kuvendit të 18 dhjetorit, i cili distancohet nga nongratat, berishizmi, trashëgimia korruptive e partisë dhe pozicionohet fortë pro SHBA dhe perëndimit.
Kanë arritur deri aty sa që për të fshehur qëllimin e vërtetë për sabotimin e riorganizimit të partisë, humbasin logjikën duke deklaruar se “nuk mund të zgjedhim kryetarin, pasi nuk kemi fare anëtarësi” ose në rastin më të mirë, se janë “pakicë”.
Por kur i pyesin gazetarët nëpër studio televizive se përderisa janë deputetë “pa anëtarësi” apo të “pakicës”, atëherë përse nuk largohen dhe të bashkohen me “shumicën” e Berishës, nisin e përdridhen.
Poshtërimi
Pas gjithë këtyre zhvillimeve pritej që Sali Berisha të gëzohej, ose të paktën të thoshte ndonjë fjalë vlerësuese, për revolucionarët që shpërthyen “papritur” brenda PD. Pritej ngazëllim për Berishën, sepse tashmë duket qartë që ky grup deputetësh po shkon në mënyra të ndryshme në prehrin e tij, duke lëpirë çfarë kanë pështyrë që nga 9 shtatori i vitit 2021, kur Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentarë duke e rreshtuar PD-në në krah të SHBA.
Por ai jo vetëm që nuk po gëzohet, por madje ka nisur një fushatë poshtërimi ndaj këtij grupi të cilit për arsye që i dinë edhe ata vetë, ju zhvirgjërua “papritur” integriteti politik dhe personal.
Poshtërimi i parë që u bëri Berisha ishte me heshtjen e tij, pasi Gazmend Bardhi u vetë-ofrua për “negociata”. Pastaj e shtoj dozën e poshtërimit duke u thënë se mund të vijnë te ai, por si “fraksion” dhe të zbatojnë statutin e Kuvendit të Stadiumit, të cilin gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë dhe e ka kthyer për gjykim të thelluar në Fakt, pasi falsifikimet janë të shumta dhe të trasha.
Gjithashtu idenë e tyre për një “drejtimi kolegjial” të dy pjesëve dhe zhvillimin e e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse pas “bashkimit”, ai jo vetëm ua hodhi në kosh të plehrave, por madje i poshtëroi edhe më shumë duke ju thënë, se kush e thotë këtë është i shitur te Edi Rama dhe Yuri Kim!
Berisha në ato pak raste që ka folur për “revolucionin” e Bardhit e kompani brenda PD, asnjëherë nuk deklarohet apo të pranojë negociata bashkimi, por shfaqet vetëm si një baba që pranon në konakun e tij fëmijët plangprishës, të kthyer kokë-ulur në shtëpi.
Ky poshtërim sa vjen e po bëhet më makabër, pasi po duket qartë që dështuan në misionin e ngarkuar dhe tani nuk i duhen as Rithemelimit. Në rrjet berishistët jo vetëm që po i tallin, por madje po i trajtojnë njësoj siç trajtohet lecka, vetëm një herë e përdorshme.
Nuk sollët dot vulën, nuk vleni për asgjë...
Pasi dështuan në çuarjen e PD dhe legjimitetin e saj si “derr në thes” te Berisha, ajo që u ka mbetur është që të bëjnë viktimën, sikur te mbledhja e Kryesisë u bë nami pasi i paskan dhunuar. Përgjigjja më keq-ardhëse që ju vjen nga berishistët në këtë rast është si ajo që shkroi kandidati i Rithemelimit për Vorën, Indrit Hoxha:
Këta që i paska rrahur Luli mbrëmë, thonë turp për dhunën e ushtruar! Ore e mbajnë mend këta ç`kanë bëre më 8 janar, si i pritën demokratët në shtëpin e tyre me shkopinj në dorë! Mos u mërzisni për nj shkelm prapanicave dhe një lapër syve.
Meqenëse shtabi mediatik i Rethemelimit dhe vetë Berisha, tashmë janë të qartë për dështimin e minimit të PD-së, grupit të Bardhit jo vetëm që nuk po ju thuhet ndonjë fjalë shpërblyese për atë që tentuan që të bëjnë, por përkundrazi po u kërkohet llogari dhe po akuzohen se janë të vonuar dhe të pavlerë për shërbimet që po i ofrojnë Berishës.
Një rast tipik u konsumua këtë të hënë në mbrëmje.
Deputeti Sajmir Koreshi ishte vetë-dorëzuar për të marrë pak “shpërblim” te Syri Tv dhe Syri.net, të cilave po tu hapësh arkivën e këtyre dy viteve të fundit, lemerisesh nga ato që kanë thënë e shkruar për Bardhin e kompani dhe vetë “deputetin qesharak dhe batutaxhi të Lushnjes”, (sipas tyre), që kishin vënë në mes.
Sa nisi Koreshi i shkretë të flasë gjithë qejf për atë që po bën brenda PD së bashku me grupin, (Te “Çim Peka live” ku në panel ishte edhe Belind Këlliçi dhe analisti Armand Shkullaku), nisi masakrimi dhe poshtërimi.
Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe, na thoshte gjyshi, po nuk paska gjë më të keqe kur të persekutuarit, kthehen në persekutorë. Dhe kjo është më e dhimbshme. Kur flet për dekomunistizim dhe vepron si Partia e Punës! Ke qenë tërë jetën në tryesni se mungon fjala e lirë dhe pengohet mendimi ndryshe... Këto janë problematika shumë të mëdha që ndodhin. Ëëë... phhh...Nuk e di, jam ndier shumë keq, jo vetëm unë, por gjithë familjarët për gjithë çfarë ndodhi atje, sepse thonë “për çfarë e paskeni bërë tërë këtë punë deri tani?!.
Këlliçi: O Saimir, a mund të të bëj vetëm një pyetje dhe më thuaj nëse e kam gabim?! Të ka përjashtuar njeri ty nga procesi? Siç ke kërkuar ti proces gjithëpërfshirës, ti bie dakord që edhe unë kam qenë gjithmonë dakord për këtë qasje, sa herë kemi biseduar, hajde këtej...
Koreshi: Ëëë...phhh...absolutisht po.
Shkullaku: Nëse një pjesë e këtyre, (Koreshi, Bardhi, Sula, Xhaferaj, Tabaku, Gështenja, etj) që u quajtën dishepujt e Alibeajt nuk kuptojnë që logoja dhe përfaqësimi duhet të shkojnë tek shumica, nuk ka bisedë tjetër. Kjo duhet të niset nga kjo gjë; çfarë duhet bërë që logoja dhe simbolet ti kthehen institucionit të PD, mirë apo keq.
A duhet bërë një grup i ri parlamentar, a duhet të ndryshojë kryetari i grupit parlamentar që ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD, a ku di unë si ta quaj. A duhet që pas kësaj pra, ky grup i ri që konstituohet të vendosë disa afate, për të përcaktuar një grup për të bërë një riorganizim, rithemelim, rihapje të PD, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ne do ta quajmë veten që kemi një parti në kokën tonë që na ka thënë ambasadorja amerikane që kjo është PD-ja e vërtetë. Po s’u bindën të gjithë që shumica e demokratëve kanë dhënë këtë verdikt,, (Vulën), duam apo nuk duam ne, por opozita më e madhe përballë Ramës sot është kjo e Sali Berishës. Ky është hapi i parë.
Çim Peka: Ky është thelbi...
Saimir Koreshi: Ëëë...phhh, uhhh...
Pohimi i Çim Pekës për fjalët e Shkullakut që i drejtonte Koreshit dhe grupit Bardhi, është vërtetë thelbi:
Nëse një pjesë e këtyre, (Koreshi, Bardhi, Sula, Xhaferaj, etj) që u quajtën dishepujt e Alibeajt nuk kuptojnë që logoja dhe përfaqësimi duhet të shkojnë tek shumica, nuk ka bisedë tjetër. Kjo duhet të niset nga kjo gjë; çfarë duhet bërë që logoja dhe simbolet ti kthehen institucionit të PD, (Rithemelimit-Berishës).
Tentativa, (ende në vazhdim) e grupit "për bashkim” vetëm nga naivët apo idiotët, nuk kuptohej se si qëllim final kishte pikërisht këtë që dekonspiron Shkullaku. Në betejën e tij dy vjeçare me SHBA dhe drejtësinë që po i vjen, Berisha, çdo veprim që ka bërë brenda PD-së e ka bërë vetëm për këtë qëllim; marrjen e PD-së dhe përdorjen e saj si mburojë dhe mjet negocimi. Në pamundësi, ai ka blerë kohë. Kohë tentuan të shesin edhe grupi “për bashkim”, duke dashur që të shtyjnë pa afat gjumin letreagjik në PD.
Pra ajo që po ndodh është kjo që ju tha copë Sajmir Koreshit te Syri.Tv:
Nëse grupi juaj nuk sjell dot logon dhe vulën te ne, nuk ka bisedë tjetër!
Ndaj dhe në fakt as e lanë të fliste te “Çim Peka live”, sepse e kishin thirrur vetëm për ti kërkuar llogari për vulën që nuk e çuan dot andej. Edhe për ta poshtëruar natyrisht, atë dhe gjithë shokët e tij të grupit, sepse për Berishën ata tashmë janë të dështuar dhe të pavlerë edhe si njerëz, edhe si integritete personale dhe politike.
Jo vetëm Berishës por të gjithëve pas kësaj ju shtohet respekti për Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edi Palokën, Luan Baçin e të tjerë. Ata të paktën u treguan aq “burra” dhe u rreshtuan që në fillim me Berishën në betejën e tij kundër SHBA dhe marrjen e PD-së, për të negociuar me Perëndimin dhe SPAK./Alfapress.al
-
Fija e fundit e kashtës së Berishës
6 Qershor, 11:31
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128