
Lajeni halen se ju mori shalët

Historia e fundit me pastruesen që vodhi një shtëpi në Tiranë, në fakt është treguesi më koherent se në çfarë halesh jemi zhytur si shoqëri. Po po, ne notojmë nëpër mut, të zhytur deri në grykë, por nuk e japim veten si popull, paçka se halet na kanë zënë frymën.
Merreni me mend dreqi e mori, se si një zyrtare e rëndomtë - një grua që ka për detyrë të rregullojë agjendën e një zyrtari të lartë, zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, posedon në para kesh mbi 700,000 euro në shtëpinë e saj?! Hej, 700,000 euro kesh, dhe shumë bizhuteri!
Ky është një top i madh muti, që tentohet të pastrohet pikërisht nga ata që e shkelën me të dyja këmbët.
Pastaj shpiken "denoncues" se si kjo pastruesja paska bërë kërdinë duke vjedhur nëpër shtëpitë e tjera në Tiranë, dhe viktimat e saj nuk e paskan hapur gojën deri sot? Kaq fantazi të lodhur keni?!
Jam gati të vë çdo lloj basti, se nëse sonte kontrollohen shtëpitë e zyrtarëve të lartë, - dhe ka dashtë Zoti janë disa dhjetra mijëra - vetëm me një kontroll të përciptë mund të gjenden me dhjetra milion euro. Kjo vetëm tek zyrtarët e rangut të mesëm. Me shumë gjasa, zyrtarët e lartë, ministra dhe ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë të lartë i kanë investuar në ofshore. Këta "të mesmit" i kanë nëpër shtëpia.
Në fakt nuk kanë faj, se një sarhoshi si Edi Rama ia kemi dhanë në dorë çelsin e Buxhetit të Shtetit. Dhe ky sarhosh bën atë që di të bëjë më mirë - vjedh me të dyja duart bashkë me bandën e tij.
Opozita?!
Ajo është e zënë me ca halle të tjera, në një luftë pa principe dhe moral me LulBravën, Amerikën dhe Anglinë. Por Edi Rama i ka ditët e numruara, revolucioni po vjen.
Tani lajeni halen, se ju mori shalët.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128