
Pse Berisha nuk e përmend Non Gratën nga Britania e Madhe?!

Britania e Madhe shpalli Sali Berishën “non grata” më 19 maj 2021, duke e ndaluar atë dhe familjen e tij të hyjnë në territorin britanik. Ky vendim u mor për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin gjatë kohës, kur Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë (2005-2013).
Në arsyetimin e shpalljes “non grata”, Ministria e Jashtme britanike theksoi se Berisha kishte abuzuar me pozitat e tij për të pasuruar veten dhe për të favorizuar individë të lidhur me grupe kriminale, duke përfshirë pastrim parash dhe korrupsion.
Specifikisht, Britania e Madhe e akuzoi Berishën për:
1. Abuzim me pushtetin dhe korrupsionin: U dyshua se Berisha kishte përdorur pozitën e tij për të përfituar pasuri personale dhe për të favorizuar individë të caktuar në ndryshimin e ligjeve dhe privatizimin e pasurive shtetërore.
2. Lidhje me grupe të krimit të organizuar: U raportua se ai kishte lidhje me individë të dyshuar për veprimtari kriminale, përfshirë trafikantë dhe grupe kriminale, dhe kishte mbështetur politikat që ndihmuan në forcimin e ndikimit të këtyre grupeve.
3. Lidhje me pastrim parash: Akuzat përfshijnë veprime që mund të kenë lejuar pastrim parash dhe përfitime financiare të paligjshme, përmes transaksionesh dhe marrëveshjesh, të cilat i kanë siguruar favore të paligjshme.
Këto akuza britanikët i shoqëruan me fakte dhe emra konkret, që për publikun shqiptarë nuk ishin të panjohur, siç rasti i Damir Fazlliç.
Sipas Berishës, në vendimin për shpalljen “non grata” të Britanisë së Madhe, përmendet edhe biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Damir Fazlliç, një biznesmen serbo-boshnjak dhe mik i afërt i familjes Berisha, ka qenë i përfshirë në disa transaksione të dyshimta pronësore në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Porto Romanos. Sipas medieve, Fazlliç ka blerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Porto Romano, ku planifikonte të ndërtonte një terminal për nënproduktet e naftës. Këto transaksione janë shoqëruar me dyshime për përfshirjen e familjes Berisha, veçanërisht të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, si ndërmjetëse në këto marrëveshje.
Në dosje përmenden dhe raste të lidhjes me segmente të krimit të organizuar, për të cilët më herët Berishën e kishte akuzuar Gazment Bardhi.
Në vitin 2022, pasi Sali Berisha në një rast të pa precedent në botë sulmoi selinë e PD, Gazment Bardhi deklaroi se personat që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha janë trafikantë droge të cilët janë vepruar kryesisht në Britaninë e Madhe. Po kështu, Bardhi, i cili sot është numri dy i Berishës, e akuzoi atë dhe për “Gërdecin”.
“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh, aq më mirë për ty!” shkruante Gazment Bardhi në Twitter.
Vendimi i Britanisë së Madhe erdhi pas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA shpalli Berishën “non grata” për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor. Ndërsa SHBA tha se faktet do t’ia dorëzojë drejtësisë, e cila tashmë ka nisur procesin kundër Berishës, Britania ia ka renditur faktet në dokumentin e shpalljes së padëshiruar.
Me gjithë përpjekjet për lobime dhe mbi 400 mijë euro të shpallura zyrtarisht si shpenzime, Sali Berisha, mbetet i shpallur “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar. Në korrik 2022, Ministria e Brendshme britanike (Home Office) i ndaloi atij hyrjen në vend, duke e akuzuar për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Berisha apeloi këtë vendim në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Çështjeve të Emigracionit (SIAC) në Londër, por më 17 qershor 2024, SIAC refuzoi apelin e tij, duke lënë në fuqi ndalimin.
Më pas, Berisha kërkoi leje për të apeluar vendimin e SIAC në Gjykatën e Apelit në Londër. Më 23 tetor 2024, gjykatësja britanike e apelit, Lady Justice Elisabeth Laing, refuzoi kërkesën e tij, duke e bërë vendimin për ndalimin e hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar të formës së prerë dhe të përjetshëm.
Ky vendim vulos njëherë e përgjithmonë, betejën e humbur juridike të Sali Berishës përballë vendimit të ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe.
Po pse Sali Berisha nuk e përmend asnjëherë “non gratën” e Britanisë?!
Përgjigjja është e thjeshtë: Nuk ka ku kapet për t’i manipuluar militantët e tij deri në zgjedhjet e radhës. Berisha u shpall “non grata” nga konservatorët, parti e djathtë dhe partner i PD, vendimi u mbajt në fuqi nga laburistët. Pra, s’ka asnjë fije bari për t’u kapur.
Prandaj, e gjithë vëmendja është përqendruar tek SHBA. Jo se ka shpresë se diçka do të ndryshojë, por ndryshimi i administratës amerikane, ardhja e republikanëve, i jep mundësi Berishës të ushqejë me lugën bosh për disa muaj militantët dhe sponsorët e tij.
“Non grata” do të hiqet, po se kur, nuk dihet, tha një nga ata që po spinon tezën e Berishës, Belind Këlliçi. Pra, njësoj si me gjyqin në Paris, do të vazhdojë manipulimi i masave çdo muaj deri në zgjedhje.
Ndërkohë, duhet kujtuar se “non grata” e parë në Shqipëri u vendos në administratën Trump dhe ishte aleati i Berishës, ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që u sanksionua i pari.
Gjithsesi, cili do të jetë vendimi i SHBA, ajo që është e mbyllur tashmë është fakti se Britania e Madhe e ka vulosur edhe me proces gjyqësor Sali Berishën të padëshiruar. Vendimi i Britanisë për Berishën, në fakt, është më i rëndë se sa ai i SHBA.
Falë lidhjeve të Britanisë me BE, impakti i sanksionimit nga Anglia ka një ndikim të madh te vendet europiane, të cilat, edhe pse nuk e kanë sanksionuar Berishën, nuk kanë asnjë kontakt me të.
Përveç “non gratave”, Berisha ka tashmë dhe probleme të mëdha me drejtësinë, me një çështje që pritet të nisë gjykimin dhe disa të tjera nën hetim. Sali Berisha, sot 80 vjeç, i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe, i pandehur për korrupsion dhe nën hetim për lidhje me krimin dhe pastrim parash, është varrmihësi i PD dhe shpresës për ndryshim të Shqipërisë. Por pavarësisht gjithë këtyre ai vazhdon dhe i mban me iluzione ata që e ndjekin, duke lëshuar parrulla halucinante: Fitorja është e sigurt, beteja vazhdon, është rradha jonë!/Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128