Pse Rama dhe shpura e tij janë të painteresuar për t'u dhënë pavarësi gjykatave, përmes pavarësisë financiare!

17 Shtator 2023, 13:09 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Pse Rama dhe shpura e tij janë të painteresuar për t'u

Ajo që ndodhi në seancën e fundit në parlament, e nxorri zbuluar qëllimin e mazhorancës për të bërë sikur është e interesuar për t'u rritur pagat anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Rritja e pagave të sistemit gjyqsorë pjese e të cilës është dhe Gjykata Kushtetuese, ( ka dhe injorant që s'e dinë këtë), është kërkesë e komunitetit ndërkombëtarë është, edhe praktik botërore. Por deputetët ishin të zëshëm, vetëm kur u diskutua për pagat e tyre.

Për t'u hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe për të fajësuar si gjithmonë opozitën, Rama çoi në në parlament rritjen e pagave. Aq i interesuar ishte për ta miratuar, ( duhen 84 vota), sa e çoi në seancë ditën që ai nuk ishte i pranishëm dhe bashkë me atë edhe disa deputet të tjetër. Rastësi?!

Pse e bëri Rama këtë?
Sepse ai ishte i bindur se opozita do të ishte kundër dhe në këtë mënyrë, do shfajësonte veten dhe do fajësonte opozitën. Por kreu i PD, Lulzim Basha, i vetëdijshëm se pavarësia financiare u jep dhe pavarësinë profesionale gjykatave dhe i mësuar me lojërat e Ramës, deklaroi që në dyert e Kuvendit se PD do t'i miratonte rritjen e pagave, duke e nxjerrë kështu zbuluar skemën e tij dhe të bashkpunëtorëve të Ramës në Foltoren e re dhe të vjetër të opozitës së kullave.

Pas Gjykatës Kushtetuese duhet të bëhet menjëherë, edhe rritja e pagave për gjykatat e tjera. Me të vetmin synim; që ato të jenë të pavarura në vendimarrjet e tyre sidomos përsa i përket luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit do të çlironte pastaj mjaftueshëm para, edhe për rritjen e pagave në të gjithë sektorët e tjerë, pensionet, ndihmën ekonomike etj. Por kjo rrugë nuk i intereson qs Edi Ramës dhe as opozitës patericë të Sali Berishës. Arsyeja është e thjeshtë: Nëse Drejtësia është e pavarurur dhe e mbështetur fortë financiarisht, atëherë ajo do të jetë në maksimum efikase në goditjen e korrupsionit 32 vjeçarë. Dhe këtë korrupsion nuk e kanë bërë marsianët, por qeveritë e Ramës dhe këta të koalicionit "Bashkë fitojmë kundër SPAK", që tani kanë shtuar edhe rradhët me new foltoristë si Gazmend Bardhi me shokë e shoqe./Alfapress.al

Po ndodh...