Pse Sali Berisha deklaroi se do të bashkojë sërish votat me Ramën, pa kërkuar qeveri teknike?!

13 Nëntor 2024, 15:25 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Pse Sali Berisha deklaroi se do të bashkojë sërish votat me

Edi Rama dhe Sali Berisha po përgatiten për një marrëveshje të re, duke konfirmuar edhe njëherë se sa herë Ramës i duhen vota, Berisha është i gatshëm ta ndihmojë.

Që prej korrikut, kur u bashkuan votat për të ndryshuar ligjin zgjedhor dhe për të përfshirë votën e diasporës, ka pasur mjaft kohë për të adresuar çështjet e kësaj vote. Por kjo nuk ndodhi. Berisha shpesh shfaqet si kundërshtar i Ramës, por vazhdon të veprojë për përfitime personale dhe politike.

Pas kërkesës së bërë nga Gjiknuri një ditë më parë, Berisha reagoi menjëherë, duke deklaruar se është gati për të votuar. Ai theksoi se Rama manipulon votën e emigrantëve përmes administratës, por nuk ndërmori asnjë hap për ta penguar këtë. Ndërkohë që Rama e ka më të lehtë për të influencuar diasporën sesa votuesit e brendshëm, që përballen me keqeverisjen dhe korrupsionin e tij. Largësia nga vendi dhe mospërballja me sfidat e mbijetesës i bën  ata të blejnë më shpejt patriotizmin që u shet Rama përveç mekanizmat shtetëror, që Rama i ka vënë në shërbim të patronazhimit të tyre.

Por edhe pse i di të gjitha këto Berisha vazhdon të japë votat pa siguruar, që administrata shtetërore të mos përdoret për interesa të Ramës.

Pse Berisha është dorëzuar? Cili është pazari i tij me Ramën, që po i dorëzon mandatin e katërt?!

Revolucioni i pandalshëm për qeveri teknike është harruar. Protestat janë shfrytëzuar vetëm për egon e Berishës, i cili udhëheq nga komoditeti i shtëpisë së tij luksoze, ndërsa prioriteti i tij mbetet mbrojtja e pasurive familjare.

Përsëri, Berisha do t’i japë votat Ramës, pa kërkuar as qeveri teknike dhe pa kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor. Njësoj siç bëri disa muaj me votën, për të mbyllur listat.
Kërkesa e Berishës për qeveri teknike është vetëm një lojë për të tërhequr demokratët për interesat e tij, ndërsa sa herë ka mundësin të kushtëzojë Ramën për këtë e harron dhe vijon të mbush barkun e demokratëve, me mashtrimin e rradhës.

Revolucioni dhe mosbindja civile rifillonë së shpejti. Përpara, fituam!

Po ndodh...