Pse Edi Rama po shfaqet si Berisha përballë  ''opozitës së vulës''

22 Dhjetor 2022, 16:17 / EDITORIAL NGA POLI HOXHA

Pse Edi Rama po shfaqet si Berisha përballë

Dy ditët e fundit në parlament ka pasur disa zhvillime interesante që ja vlejnë të komentohen.

Pas një viti, "papritur" deputetët e ish-Foltores sot të PD-së së Rithemelimit, po kërkojnë gati me dhunë që të rikthehen në grupin parlamentarë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Nuk e bënë ketë sherr as kur disa prej tyre u përjashtuan nga grupi, as kur ndryshimet u protokolluan në Kuvend dhe as për 12 muaj rresht.

E kundërta ka ndodhur.

"Grupi parlamentarë” i Berishës, edhe pse jo ligjor, ka funksionuar si i tillë duke paraqitur amendamente e projektligje.

Ka zgjedhur si kryetarë Luçiano Boçin dhe grupin zyrtarë të PD- së jo vetëm që nuk e kanë njohur, por madje e kanë akuzuar si të shitur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Çfarë ka ndodhur që tani kërkojnë të jenë pjesë e tyre?!

Ka ndodhur ajo që shumë demokratë dhe shqiptarë nuk e dinë.

Për një vit rresht grupi i Berishës me të gjitha mënyrat dhe me çdo lloj ofertash, tentoi që të krijojë një shumicë brenda PD-së në parlament.

Deputetët e PD-së zyrtare, ata "as mish as peshk", kush u bashkua me Rithemelimin "papritur" dhe ata që rezistuan, e dinë vetë këtë histori.

Ka gati një vit që deputetët e opozitës së dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, po trajtohen nga suportet financiare të Berishës si bagëtitë e Tregut të Gjësë së gjallë.

Ka fakte se oligarkët kryesorë të Edi Ramës janë njerëzit që kanë udhëhequr personalisht dhe financiarisht këtë operacion.

Kapën çfarë mundën  të kapnin, por shumicën nuk e bën dot.

Qëndrestarët pro perëndimorë të cilët nuk e pranojnë Berishën më as si "nongrata" dhe as si frymë në PD, tashmë janë të kristalizuar dhe të vendosur në rrugën që kanë zgjedhur.

Me ndihmën e gati të gjithë spektrit mediatik dhe si pasojë e zhurmës së madhe që shkakton Rithemelimi, ata janë trajtuar si "pakicë".

Por ja ku jemi; "shumica" po kërkon edhe me dhunë të futet brenda "pakicës".

Nga ana tjetër Edi Rama po del hapur çdo ditë e më shumë në krah të Berishës.

Një ditë pasi u bë "sherri" për legalizimin e Flamur Nokës, Edmond Spahos etj, në grupin parlamentarë të PD zyrtare, po në parlament plasi një debat tjetër i ashpër.

Këtë herë mazhoranca nxorri dhëmbët dhe mllefin e vërtetë kundër deputetëve të PD zyrtare.

Për herë të parë një ministre e rëndësishme e Ramës, foli fiks me gjuhën e Berishës.

I quajti "opozitë e vulës."

Duket sikur "Trekëndëshi" i famshëm i Bashës më në fund po del mbi ujë.

I plotë dhe me gjithë fuqinë e lig të Bermudës.

Pasi thithën për 32 vite nëpërmjet korrupsionit shumicën e pasurive të këtij vendi, tani po tentojnë të zhdukin të vetmin segment politik pro perëndimorë.

Atë që godet jo me fantazmagori korrupsionin e pushtetit, por me fakte.

Ata janë të vetmit që nuk kanë punë me SPAK përveçse kur kanë denoncuar.

Ministria e Financave sot i quajti "opozitë e vulës" sepse i treguan publikishit se është thjesht një "shërbëtore e oligarkëve".

Po oligarkët kush i ka: i kujt është Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Samir Mane apo Shkëlqim Fusha, e ca të tjerë që ditën punojnë zyrtarisht me Ramën, natën merren me opozitën?!/ Alfapress.al

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128