SHBA-të hedhin në koshin e plehrave bashkimin në diversitet të Bardhit me Berishën

21 Maj 2024, 12:00 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

SHBA-të hedhin në koshin e plehrave bashkimin në diversitet

Deklarata e fundit e Gabriel Eskobar se opozita duhet të jetë shumë e qartë për udhëheqjen e saj dhe shpresa e tij që drejtimi i PD-së të mos jetë dikush që të kujton ditët e këqia e të vjetra të Shqipërisë së viteve ’90-të, është në vazhdën e interesimit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me fatin dhe të ardhmen e opozitës dhe veçanërisht të Partisë Demokratike.

Ashtu sikurse ambasadorja Yuri Kim do të deklaronte në shkallët e PD-së se SHBA-të presin një opozitë që sheh nga e ardhmja dhe mezi presin ta shohin atë në pushtet për të festuar së bashku, ashtu edhe kjo deklaratë e Eskobarit është një tjetër tërheqje vëmendjeje dhe një ripërsëritje e qëndrimit të SHBA-ve lidhur me “Non gratën” e Berishës dhe me ata që i janë bashkuar atij me shpresën se do t’ia hedhin Amerikës.

Kjo deklaratë e Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, vjen në ditët e tij të fundit në këtë detyrë pranë Departamentit të Shtetit, por në të njëjtën kohë vjen në një moment kur Gjykata e Apelit në Shqipëri ka vendosur datën 11 qershor si ditën kur do të trajtohet çështja e logos dhe vulës së PD-së.

Nëpërmjet kësaj deklarate të qartë, SHBA-të duket se sërish kanë refuzuar tezën e bashkimit në diversitet, të artikuluar nga Bardhi dhe të tijët për të justifikuar vajtjen te Berisha, duke theksuar se duhet një qëndrim i qartë dhe një ndarje e prerë me të kaluarën.

Kjo duket se është edhe një përgjigje për ata që vijojnë të thonë se pse nuk flet Amerika apo për ata deputetë që nuk janë as mish as peshk, duke shpresuar në gënjeshtrat e Gaz Bardhit se ai ka mbështetjen e amerikanëve apo të evropianëve për bashkimin me Berishën.

Më qartë se kaq, amerikanët nuk kanë folur asnjëherë, edhe pse gjithmonë ata kanë qenë të qartë në këtë çështje.

Po ndodh...