Aplikimi i maturantëve për universitete/ Publikohet kalendari i procedurave për regjistrim

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin e procedurave për regjistrim në universitete.
Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.
A. Procedurat e aplikimit Raundi i parë, pika 5 Në periudhën 30 korrik – 04 gusht 2024, kandidatët që duan të ndjekin studimet në IAL, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit, do të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, mbi bazën e notës mesatare sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për kriterin e notës mesatare dhe kritereve të tjera të përcaktuara nga IAL, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL, për vitin akademik përkatës.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


