Fermerët në Maliq paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve: Kemi dëme nga temperaturat e ulëta, qeveria të na plotësojë kërkesat

10 Prill 2025, 10:43 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Fermerët në Maliq paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve:

Fermerët e fshatit Burimas në protestë për dëmet e shkaktuara nga ngricat dhe temperaturat e ulëta të cilat përfshinë juglindjen.

Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

Në fshatin Burimas, ka rreth 100 fermerë që sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa këta të fundit i bëjnë apel qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore.

Ndër të tjera, fermerët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve nëse nga ana e institucioneve përkatëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre brenda 11 Majit.

Po ndodh...