
Fiskalizimi, dy vjet më pas, a është ulur informaliteti

“Fiskalizimi konsiderohet një reformë madhore, që ndikon në uljen e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme, duke eliminuar faturat fiktive të lëshuara nga blloqet e vjetra tatimore. Shitjet nga pasivët nuk lejohen të kryhen më dhe verifikohen në kohë reale.
Fiskalizimi ka thjeshtuar mënyrën e faturimit dhe të verifikimit nga ana e administratës tatimore në kohë reale. Kjo reformë madhore ka çuar në rritjen e të ardhurave”, pohoi DPT për “Monitor”.
Tatimet parashikojnë se arkëtimet nga TVSh-ja do të vijojnë trendin pozitiv edhe në 3-mujorin e parë të 2023.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, TVSH-ja bruto në tatime në muajt janar-shkurt 2023 u rrit 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rimbursimet nga TVSh-ja për janar-shkurt 2023 u rritën 46% më tepër se në vitin 2022.
Efektet pozitive të reformës së fiskalizimit
Për ekspertët tatimorë dhe fiskalë, efekti kryesor i zbatimit të kësaj reforme është për informacionin e përftuar në kohë reale të faturave për bizneset, konsulentët e tyre dhe administratën tatimore. Mikel Alla thotë se, teorikisht, duhet të ndikojë në formalizimin e bizneseve, por rezultatet do të shihen me vonë.
Edhe për Ahmet Gjinishin, efektet pozitive janë që kompanitë e dixhitalizuara nuk ruajnë informacione në letër të printuar, por mund të bëjnë arkiva elektronike (e cila serish ka një kosto) dhe që informacioni shfaqet në kohë reale.
Deklarimi automatik i librit të TVSH-së
Administrata tatimore deklaroi më herët se të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga periudha tatimore e muajit mars, librat e shitjes dhe blerjes nuk do t’i ngarkojnë më manualisht në format exel, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet fiskalizimit.
Afati për mbylljen e tij do të jetë data 10, në të kundërt do të dorëzohen automatikisht nga sistemi. Procesi, deri tani, është zbatuar manualisht nëpërmjet formatit të exel që pas ngarkimit në sistemin e deklarimit në e-Filing.
Njoftimi i Tatimeve nuk u mirëprit nga kontabilistët, të cilët deklaruan se deklarimi automatik i librave të TVSh-së ishte i pamundur në një kohë kur sistemi i faturave shfaq ende shumë probleme.
Tatimet sqaruan sërish bizneset për paqartësitë për procesin e transferimit automatik të librave, duke theksuar se subjektet do të kenë të drejtën të vijojnë të plotësojnë manualisht të dhënat në formatin exel.
Sipas DPT, në sistemin e deklarimit në e-Filing do të lejohet një version i dytë i librave, ai manual dhe automatik. Por para ngarkimit, bizneset apo kontabilistët duhet të kryejnë saktësimet mes dy versioneve./Monitor
ide

26 maji 1996-maskarada që nuk duhet harruar kurrësesi

Të vërtetat që vulosi 14 maji për demokratët

Boll me “masakrën elektorale”!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128