Grenell nxjerr shifrat: OJQ-të në Shqipëri morën 189 milionë dollarë nga USAID në 4 vite

Organizatat jo qeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 milonë dollarë për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024, nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.
Kjo e dhënë është bërë me dije nga i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, i cili ka publikuar në platformën “X” shifrat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në krye të listës qëndrojnë OJQ-të e Kosovës, të cilat kanë përfituar plot 537 milionë dollarë në 4 vite dhe pas tyre renditet ato të Bosnjë Hercegovinës me 402 milionë dollarë.
Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëri: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $
Krahas shifrave të publikuara, Richard Grenel akozon se këto para të taksa-paguesve amerikane janë shpërdoruar duke financuar OJQ të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Amerikanët e palodhur paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Këtu është një fragment vetëm nga USAid…” – shkruan Grenell.
Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti amerikan Donald Trump vendosi një pezullim për një periudhë 90-ditore të ndihmave për vendet e huaja, përfshirë dhe Shqipërinë. Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Kujtojmë se zyrtarët e lartët administratës Trump kanë hedhur akuza në lidhje me keqpërdorimin e fondeve amerikane nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.
Një ditë më parë, Richard Grenell akuzoi ish-drejtuesen e USAID, Samantha Power, se ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të financuar të majtën ekstreme, teksa i bëri thirrje FBI-së që ta hetojë.
Po ashtu, edhe Elon Musk e ka konsideruar USAID-in si një organizatë kriminale dhe sipas tij, tashmë ka ardhur koha që ajo të “vdesi”.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




