Çmimi i qumështit/ Blegtorët e Fierit në protestë, bllokojnë rrugën Levan-Vlorë
23 Janar 2024, 10:23 / EKONOMI&SOCIALE

Blegtorët e fshatit Levan të Fierit, kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj të marte, dhe kanë bllokuar rrugën Levan-Vlorë.
Protesta është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë të reja për liter në vitin 2023, në vetëm 120 lekë të reja për liter sot.
Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.
Kujtojmë se një protestë e ngjashme u zhvillua dje në qytetin e Gjirokastrës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


