Qeveria planifikon skemë sigurimi për bujqësinë sipas modelit turk

18 Shkurt 2026, 19:47 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Qeveria planifikon skemë sigurimi për bujqësinë sipas

Një grup pune është ngritur për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë, ndërsa qeveria po shqyrton nisjen e një skeme sigurimi për fermat sipas modelit turk.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për shtyp sot, bëri të ditur se do të nisë kompensimi i fermerëve të prekur, ndërsa autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën në kohë reale.

“Jemi në terren bashkë me emergjencat civile, bashkitë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje të menjëhershme. Për fermerët e blegtorisë kemi çuar paketë ushqimore për kafshët, ndërsa familjet e prekura nga përmbytjet po mbështeten nga bashkitë dhe AKMC-ja”, tha Salla.

Ai shtoi se qeveria po shqyrton nisjen e një skeme sigurimi për fermat sipas modelit turk. “Po punojmë edhe me Ministrinë e Financave për sigurimin e bujqësisë dhe bizneseve të këtij sektori, duke marrë si model skemën turke, për të shmangur problemet e ngjashme në të ardhmen”, theksoi Salla.

Po ndodh...

ide