Zbrazet kampi xhihadist Al-Hol në Siri ku strehoheshin të paktën 22 shqiptarë

Një zyrtar i qeverisë siriane ka zbuluar për Sky News se kampi al Hol, në verilindje të Sirisë, është tashmë pothuajse i zbrazur. Ai tha se arratisjet vazhduan edhe pasi shteti mori kontrollin e kampit.
Raportohet se në kampin e ferrit ishin të paktën 22 shqiptarë (gra, fëmijë), që rrjedhimisht janë larguar tashmë.
Kampi al Hol ishte ai nga ku u largua pas 12 vitesh edhe e reja shqiptare Eva Dumani, që disa më parë u bashkua në Shqipëri me nënën dhe të vëllain.
Prej vitesh, al Hol ka strehuar dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS, si edhe sirianë dhe irakianë të zhvendosur nga lufta. Kampi drejtohej më parë nga autoritetet kurde, por muajin e kaluar kaloi nën kontrollin e qeverisë siriane, ndërsa Damasku zgjeroi praninë e tij në zonë.
Fadi al Qassem, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme siriane për administrimin e kampit, tha se shumë familje u larguan edhe kur forcat shtetërore ishin në terren, sepse kampi është i madh dhe rrugët e kontrabandës janë të shumta. Sipas tij, kur ushtria siriane mbërriti, kampi ishte tashmë kryesisht i zbrazur: rojet ishin larguar dhe portat ishin të hapura.
Ai theksoi se qeveria trashëgoi regjistra të pasaktë të banorëve dhe rrjete të konsoliduara kontrabande, çka e bëri të vështirë të përcaktohej se kush ndodhej realisht në kamp në momentin e marrjes së kontrollit. Zyrtarët zbuluan edhe dokumente të falsifikuara, me familje që përdornin karta regjistrimi të personave që ishin larguar më herët në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet po përpiqen të identifikojnë personat që janë larguar jashtë kanaleve zyrtare, duke përdorur të dhëna nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Agjencinë e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128