I vëllai iu arrestua për kokainë, edhe ish-bashkëshorti i Elda Hotit i përfshirë në trafikun e drogës! I ati ndryshoi emrin

18 Shkurt 2026, 17:43 / POLITIKË ALFA PRESS

I vëllai iu arrestua për kokainë, edhe ish-bashkëshorti i

Ditën e sotme u bë me dije se vëllai i deputetes së PD-së Markelian Hoti, u arrestua nga policia italiane për llogari të autoriteteve belge, pasi rezulton i përfshirë në trafikun e kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Deri më tani, është bërë me dije se Markelian Hoti luajti një rol kyç në një organizatë të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut. Droga mbërriti në portin e Antverpit dhe më pas u transportua me automjete të fuqishme nga Evropa Veriore në Dubai.

Por duket se vëllai 27-vjeçar, nuk është i vetmi me probleme me ligjin në familjen e deputetes demokrate, pasi edhe ish-bashkëshorti i saj, rezulton i arrestuar për drogë në vitin 2016.

Në atë kohë, Ladi Ndoja, ish-bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti Ndojas në atë kohë, 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura.

Ladi Ndoja dhe Elda Hoti ligjërisht rezultojnë të ndarë, por në media është aluduar se ndarja e tyre ishte fiktive.

Po ashtu në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Ndërsa Elda Hoti i mohoi akuzat e tij, duke i hedhur poshtë.

Po ndodh...