“Qeveria vjedh në mënyrë të papërmbajtur”- Berisha në Sukth: Portin e Durrësit e kanë marrë Troplinët prej 5 vitesh! Ku është djegësi i Tiranës?!

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi në “Foltoren” e zhvilluar në Sukth me demokratët, akuzoi qeverinë për vjedhje masive të pasurive publike dhe taksave të qytetarëve.
Berisha deklaroi se qeveria “ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur pasuritë tuaja, taksat tuaja, pasuritë publike të këtij vendi”, duke marrë si shembull Portin e Durrësit, të cilin e vlerësoi me rreth 4 miliardë euro me truallin.
Sipas tij, prej pesë vitesh Porti i Durrësit kontrollohet nga grupe kriminale, ndërsa Porti i Peshkatarit – i ndërtuar me taksat e qytetarëve – u është dhënë personave me precedentë penalë për trafik ndërkombëtar.
Ai pretendoi se 6 milionë metra katrorë tokë u janë dhënë “bajlozëve të drogës”, ndërsa investimet publike, sipas tij, zhduken në masën 90–100% dhe nuk përfundojnë, duke akuzuar se fondet përfundojnë në llogari të zyrtarëve.
Berisha përmendi edhe çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se për të janë shpenzuar 130 milionë euro pa u ndërtuar asnjë objekt.
Berisha: Kjo qeveri ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur pasuritë tuaja, taksat tuaja, pasuritë publike të këtij vendi. Vetëm Porti i Durrësit ka një vlerë prej rreth 4 miliardë euro me truallin. Çfarë ndodh? Si port, prej 5 vitesh, e kanë Troplinët. Portin e Peshkatarit, të ndërtuar me taksat tuaja, e mori Luca, një trafikant i ndjekur nga pesë shtete për trafik, bashkë me një Beu. E ndërton shteti dhe ua jep trafikantëve.
6 milionë metra katrorë u jepen bajlozëve të drogës. Investimet zhduken 90–100% dhe nuk përfundojnë. Kjo do të thotë se vendi shkatërrohet. Paratë e përcaktuara për investime nuk prodhojnë punësim, por përfundojnë në kontot e qeveritarëve. Ku është djegësi i Tiranës? Asnjë tullë. 130 milionë euro keni dhënë për të. Kështu ka ndodhur me të gjitha investimet, që janë vjedhur 90–100%.
Po ndodh...
ide
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Kapja e shtetit edhe elitat shpirtshitura!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128