Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar me tone kritike sot nga Berati, lidhur me situatën brenda forcës politike, duke kërkuar reflektim dhe garë të ndershme për ta bërë partinë fituese.
Salianji u shpreh se në PD ka “humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996”, ndërsa theksoi se ka pasur edhe raste suksesi, përfshirë zona tradicionalisht të majta si Kruja dhe Fushë-Kruja, ku sipas tij prej 20 vitesh partia nuk ka arritur të fitojë.
Ai kujtoi se në statut është parashikuar qartë se, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, kryetari duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një gare të re.
Salianji: Ka humbës që bëhen deputetë që nga viti 1996. Ndërkohë, ne kemi pasur edhe raste suksesi, madje edhe në zona tradicionalisht të majta, ku prej 20 vitesh PD nuk fiton, si Kruja dhe Fushë-Kruja. Por a kemi folur ndonjëherë për këto raste? Ne kemi sanksionuar në statut që, nëse partia nuk arrin të jetë forcë fituese, nuk ka justifikime: kryetari dorëhiqet dhe i hap rrugë një gare tjetër, për ta bërë PD-në fituese.
Pse para tre muajsh isha hero, ndërsa sot, që them të vërteta dhe nuk bëhem pjesë e klubit të humbësve, qenkam problematik dhe takimet i organizon krimi? Demokratët duan garë dhe ndershmëri. Kushdo që e ka ndërtuar karrierën mbi punën dhe meritën e vet, kërkon garë të ndershme. Nuk më keqpërdor dot as Rama, as Berisha.
Po ndodh...
ide
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Kapja e shtetit edhe elitat shpirtshitura!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
