Tronditje për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares largohet menjëherë nga Al Itihad
18 Shkurt 2026, 17:03 / SPORT

Mario Mitaj është larguar nga Arabia Saudite për të ardhur drejt Shqipërisë, pasi gjyshja e tij ndërroi jetë. Lajmin tronditës për mbrojtësin e Kombëtares e njoftoi klubi i Al Itihad, që aprovoi lejen.
“Bordi drejtues i klubit shpreh ngushëllimet e sinqerta për lojtarin e ekipit të parë, Mario Mitaj, që i ka ndërruar jetë gjyshja e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Në Arabi e tregojnë edhe si një goditje për klubin, që është në prag të ndeshjes me Al Hilal.
Mitaj kërkoi leje për t’u larguar menjëherë pas ndeshjes me Al Gharafën.
Drejtuesit dhe stafi teknik e aprovuan kërkesën.
Ndeshja e radhës me Al Hilal është në transfertë. Më 21 shkurt, prej orës 20:00 do të luhet përballë pretendentëve për kampion pa Mitajn të gatshëm.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128