Turizmi “zgjeron” rritjen në mars/ Rreth 40% më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar në hotele

21 Maj 2023, 12:21 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Turizmi “zgjeron” rritjen në mars/ Rreth 40% më shumë

Strukturat akomoduese paraqiten me ndryshime pozitive edhe për muajin mars të këtij viti referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave është rritur si numri i vizitorëve ashtu edhe numri i netë qëndrimeve, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Në mars janë regjistruar gjithsej 79,164 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se marsi i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe marsin e vitit 2019-të dhe 2018-të, i cili regjistronte rreth 49 mijë vizitorë gjithsej. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre, numri i turistëve vendas për muajin mars ka shënuar rritje me 15.9%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 39 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në rreth 40.4 mijë dhe rritja vjetore është 46.6%. Në total, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29.8%, në krahasim me të njejtin muaj të një viti më parë.


Sipas rajonit, numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 77.8%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 66.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 36.1%, krahasuar me marsin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 25.8%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin mars të vitit 2023 është regjistruar në 154,010, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 65,342 netë qëndrime nga vizitorë të vendas, të cilat janë rritur me 25.8% dhe 88,665 netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 44.9%. Shifrat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për marsin e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 61.3%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 91.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin mars të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 13.9%, Italia me 8%, Gjermania me 2.5% Austria me 1.8% dhe Anglia me 1.7%./Scan intel

 

Po ndodh...

ide