Emri/ I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

Një 40-vjeçar nga Shijaku, i dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar drejt shtetit fqinj.
Bëhet fjalë për Fatjan Stafën, alias Fatjan Dushku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, Stafa, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ai dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes palëve, duke organizuar lidhjen deri në dorëzimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.
Pas ekstradimit, 40-vjeçari do të vuajë në Itali pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia italiane.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
