Europa Press: Opozita euroskeptike e Berishës, sulmoi Parlamentin me flakadanë e tym

30 October 2026, 10:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Europa Press: Opozita euroskeptike e Berishës, sulmoi Parlamentin me

Artikulli nga Europa Press

Opozita shqiptare, e përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, sulmoi Parlamentin të enjten me fishekzjarrë dhe bomba tymi gjatë një votimi për një projektligj që lidhet me Bankën e Shqipërisë për të lehtësuar miratimin e euros.

Berisha tha se sulmi nuk kishtë për qëllim vetëm të pengonte vendimin për projektligjin, i cili në fund u miratua, por edhe të kritikonte qeverinë e Edi Ramës për mënyrën se si e trajtoi krizën e madhe të shkaktuar nga protestat e studentëve kundër administratës së tij dhe çështje të tjera të dsikutueshme, siç është projekti që përfshinte Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump.

“Këta deputetë janë kriminelë dhe meritojnë gaz lotsjellës, plumba gome, kafka dhe kocka të thyera, jo të rinjtë”, deklaroi Berisha në mes të kaosit, në prani të kreut të qeverisë shqiptare.

Katër nga anëtarët e parlamentit u përjashtuan gjatë tensioneve, ndërsa kolegët e tyre shfrytëzuan rastin për të shfaqur foto të protestuesve të sulmuar nga policia.

Mes konfrontimeve dhe tymit, projektligji për Bankën e Shqipërisë dhe rezoluta të tjera në rend të ditës u miratuan me 84 vota në Kuvend, ku Partia Socialiste e Edi Ramës mban një shumicë të konsiderueshme./ Përshtati në shqip Alfapress.al

Po ndodh...