17 ditë protestë, banorët e Divjakës kundër bashkimit me Lushnjën: Rezistenca do të vijojë
Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale ka hyrë në ditën e 17-të.
Qindra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin kryesor të qytetit për të kundërshtuar planin për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.
Protestuesit e konsiderojnë projektin një vendim me prapavijë politike dhe kundërshtojnë argumentet për ndryshimin e statusit administrativ të zonës, me argumentin se Divjaka i plotëson kushtet për të vijuar të funksionojë si njësi më vete.
Gjatë fjalimeve, aktivistë dhe banorë deklaruan se qëndresa nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e një institucioni vendor, por me të drejtën e komunitetit për të vendosur mbi të ardhmen e zonës dhe mënyrën e organizimit të saj administrativ.
Protesta e ditës së 17-të u mbyll me marshimin tradicional të qytetarëve në rrugët kryesore të Divjakës.
Po ndodh...
ide
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
Insistence on crime, the reason why Prime Minister Rama should resign
Edi Rama, Harari and the algorithm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128