“Nuk më tremb fare”/ Gonxhja minimizon protestat, por shtatori paralajmëron masivitet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja foli në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Denisa Pasholli në A2CNN për retreat-in në qeveri dhe aludimin për rifreskim të kabinetit. Gonxhja tha se retreat-et shërbejnë si një ndihmë për situatën dhe se pritet raportim nga ministrat. Ai theksoi se më pas është kryeministri ai që merr vendimin për qëndrimin e tij.
“Këto retreat-e janë më shumë ndihmëse për situatën që nuk është po themi situatë goxha stresante edhe në nivel drejtimi, ngarkese. Besoj që aty duhet të ketë raportim nga të gjithë ne dhe për këtë jemi të informuar. Pastaj nuk diskutohet që kryeministri merr qëndrimin e vet. Ne jemi të mandatuar nga kreu i qeverisë dhe jemi atje në një bashkërrugëtim, sipas detyrave qe kemi dhe performancës që kemi”, tha Gonxhja.
I pyetur nëse e tremb ideja që mund të kemi një rikthim të protestave masive në shtator, ministri Gonxhja tha se nuk e tremb kjo ide, por e shqetëson energjia e investuar gabim dhe e keqpërdorur.
“Nuk më tremb fare si ide. Mua më shqetëson kur energjia jonë…sepse edhe ajo është një pjesë e vogël e energjisë së bashkëqytetarëve tanë. Më shqetëson kur kjo energji investohet gabim dhe kur keqpërdorohet, kur mund të jetë e keqinformuar, nga fakti që ne jemi në një fazë ku lajmi merret i mirëqenë, sepse vijmë nga një shoqëri që ka qenë gati symbyllur besuese ndaj lajmit që publikohet apo që shkruhet. Ne si shoqëri na ka rënë vigjilenca, s’jemi dyshues dhe pyetës ndaj vetes dhe asaj që shikojmë”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128