Aksioni ndaj Call Centerave në kullat luksoze në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari

2026-04-19 10:14:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksioni ndaj Call Centerave në kullat luksoze në Tiranë,

Një 28-vjeçar, David Prendi, ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga SPAK, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të “Call Center-ave”.

David Prendi është i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike: vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, njofton policia.

David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

Happening now...

ideas