EMRI/Plagosja e të riut në Korçë, policia shpall në kërkim 22-vjeçarin

2025-02-07 08:30:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/Plagosja e të riut në Korçë, policia shpall në

Një person u paraqit mbrëmjen e së enjtes në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.

“Shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik”, thuhet në njoftimi ne policisë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R. ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.