On charges of illegal construction and abuse of office, the Vlora Prosecution Office sends 4 former IMT officials and three others to trial

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 persona, 4 prej të cilëve ish zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.
Hetimet lidhen me ndërtimet e paligjshme në zonën e njohur si “Kodra e Rrapojve” në Himarë. Sipas organit të akuzës, këta persona, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera.
Tre prej të pandehurve, shtetasit M.B, B.M dhe Sh.T akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”. Katër ish-zyrtarët e IMT-së në bashkinë Himarë, shtetasit R.H, M.N, E.Z, dhe R.K, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar detyrën sipas ligjit në lidhje me këto ndërtime.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë shtetas, mes të cilëve katër ish zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:
M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
