Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

2026-04-16 09:11:12 / KOSOVA ALFA PRESS

Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë, në një incident që ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Sipas Policisë së Kosovës, të plagosurit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkakun e rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

Happening now...

ideas