
Plagosja e 26-vjeçarit/ Dyshohet se një konflikt ka ndodhur mes dy personave! I riu u paraqit në spital me plagë në qafë

2025-02-06 23:54:32 / AKTUALITET
Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja në Korçë, ku Kostandin Ziu u paraqit në spital me plagë thike në qafë.
Burime bëjnë të ditur se grupi hetimor është duke kryer veprime mbi një mjet tip Renault Clio, ku dyshohet se mund të ketë ndodhur edhe një konflikt.
Policia deri më tani ka kontrolluar ambiente në gjithë zonën e lagjes 10 ndërsa janë në punë e sipër për të identifikuar autorin e plagosjes.
Gjendja e të plagosurit 26 vjeçar sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës, ka patur nevojë për ndërhyrje më të specializuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ideas


Political theater with the SP and DP lists
Nga Roland Lami

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
Nga Ermal Peçi!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128