“Plumbin e gjeta te koka e krevatit

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021.
Për këtë ngjarje ka rrëfyer më herët i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për ekzekutimin e Selimit.
Sipas dëshmisë së Tafanit, në momentin e vrasjes, viktima e kishte parë në sy teksa qëllohej, pa e kuptuar se ku po e kapnin plumbat.
Ndërkohë, Leonard Selimi ka dëshmuar se autorin nuk e ka parë dhe nuk ka dëgjuar të shtëna, por në banesën e tij ka gjetur një plumb, në kokën krevatit.
“Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë”, ka dëshmuar ai.
Selimi ka treguar se Çajup Selimin e njihte si djalë punëtor dhe se para se të vritej, nuk dinte asgjë për të.
“Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes”, ka dëshmuar ai në GJKKO.
“Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.
Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.
E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.
Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.”
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128