Arrest warrant for Jetmir Pepa and 10 others, SPAK officially reacts: The investigation is related to organized crime, drug trafficking and money laundering

2026-04-15 10:21:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrest warrant for Jetmir Pepa and 10 others, SPAK officially reacts: The

Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku raportohet për 11 urdhër arreste, mes tyre edhe Jetmir Pepa, pronar i Pepa Group.

Për këtë aksion ka reaguar SPAK. Në një përgjigje dhënë gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme thotë se operacioni zhvillohet në kuadër të hetimeve për një procedim penal që lidhet me krimin e organizuar, trafik droge dhe pastrim parash.

Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.

Urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu për Jetmir Pepën, nuk është ekzekutuar pasi biznesmeni ndodhet jashtë vendit.

Emri i Pepës u lakua pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere.

 

Happening now...

ideas