Veliaj is absent from the GJKKO session, Dumani: The Prisons Directorate's fault! Lawyer: The Mayor has not been familiarized with the complete file files

Sot në GJKKO po mbahet seanca në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit 2025 ndodhet në qeli.
Bëhet me dije se Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi raportohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij në seancë.
Mësohet se gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, avokati i Velijat, Plarent Nderca ka deklaruar se klienti i tij nuk është njohur me dosjen e plotë. Ndreca pretendon se një pjesë e fashikujve nuk i është vendosur në dispozicion Veliajt.
Po ashtu avokati ka kërkuar shtyerjen e seancës, pasi sipas tij, mungesa e Veliajt, është pengesë për zhvillimin e këtij gjyqi.
Ndërkohë edhe prokurori i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar që të shtyhet seanca, pasi sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk e ka njoftuar në kohë Veliajn.
Sipas Dumanit, Burgjeve nuk ka marrë masat e nevojshme për njoftimin dhe shoqërimin e Veliajt, dhe ka kërkuar që të sqarohen arsyet e mosveprimit.
Kujtojmë se, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për 9 raste korrupsioni, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
E akuzuar është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ajo përballet gjithashtu me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, të lidhura me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, pas të cilave qëndronin vetë.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
