Diaspora Summit, former socialist deputy prime minister explodes: The boy was going to bring prestigious companies to Albania, but when AKSHI came out...

Ish-zëvendëskryeministrja socialiste Ermelinda Meksi ka postuar një koment të gjatë në rrjetet sociale dhe ka komentuar zhvillimin e Samitit të propagandës me Diasporën.
Ajo përmes një shembulli të thjeshtë të punës së fëmijës së saj në Austri ka zbërthyer dhe ka shpjeguar qartë se kjo qeveri nuk ka asnjë lloj synimi, as risjelljen e diasporës ne vend, as bashkëpunimin me ta për të investuar në Shqipëri, por thjesht propagandën dhe manipulimin për të mbajtur pushtetin.
“Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.
Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë”, shkruan ajo në postimin e saj .
Sipas saj, ndër institucionet e kontaktuara përmes emailit zyrtar nga djali i saj ishte edhe AKSHI, por nuk është kthyer asnjë përgjigje.
"Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi", shkruan ish drejetuesja e lartë e PS.
Postimi i plotë i Ermelinda Meksit
Histori personale përtej Samitit të Diasporës
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i rikthehem një përvoje personale që flet më shumë se çdo fjalim.
Im bir, prej 12 vitesh në Austri, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri. I diplomuar në Menaxhim Ndërkombëtar Biznesi, ndërkohë që ndjek studimet master, punon në një kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Me pasion ka ndjekur edhe fusha si IT dhe AI, duke u certifikuar në platforma ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, pasi mësoi për sulmet kibernetike që kishin ndodhur në Shqipëri, i propozoi kompanisë së tij, e cila operon në shumë vende, të shtrihej edhe në vendin tonë. Nga analiza e ekspertëve rezultoi se disa institucione shqiptare ishin seriozisht të ekspozuara ndaj riskut kibernetik.
Me dëshirën për të kontribuar, ai u shkroi institucioneve përkatëse, duke shpjeguar me profesionalizëm çfarë ofronte kompania për të reduktuar këtë risk.
Nuk mori asnjë përgjigje.
Më tregoi per sa u kish shkruar disa institucioneve shqiptare disa ditë më vonë, me një zhgënjim që i lexohej qartë në sy. Ndihej në siklet per mungesen e etikes se institucioneve tona përballë drejtuesve të kompanisë, të cilët ishin në dijeni të komunikimit dhe prisnin një reagim minimal.
Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo.
Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nepermjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën.
Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi.
Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.
Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?
Dhe në fund arrin në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.”
Por ky nuk është një rast i izoluar. Shumë të rinj sot megjithë dëshirën për të kontribuar, përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që më shumë se aftësinë favorizon lidhjet klienteliste.
Ndërsa dëgjoja Samitin e Diasporës, natyrshëm desheroja pergjigje mbi : çfarë rezultate konkrete kanë sjellë samitet e deritanishme? Sa ura bashkëpunimi janë ndërtuar realisht dhe sa profesionistë janë përfshirë në mënyrë domethënëse?
Diaspora shqiptare ka kontribuar ndër vite jo vetëm përmes remitancave apo investimeve, por edhe përmes dijes, eksperiencës dhe standardeve që ka ndërtuar jashtë vendit. Ndoshta ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset më shumë pikërisht tek kontributi i kapitali njerëzor.
Sepse vlera më e madhe që diaspora mund të sjellë nuk është vetëm financiare, por është dija, profesionalizmi dhe kultura e punës që mund të ndihmojnë realisht në zhvillimin e vendit.
Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.
Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë.
P.S. Këtë histori personale nuk e ndaj sepse më habiti sa i ndodhi tim biri, apo për të individualizuar një rast, por për të reflektuar mbi një realitet që e përjetojnë shumë të rinj,jo vetem të diasporës. Besoj se vetëm duke u dhënë zë këtyre historive, vendimmarrësit mund të kuptojnë më mirë se ku duhet të përmirësohet politikëbërja.
E. Meksi, Viene,15 Prill 2026
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
