Vdekja tragjike e 30-vjeçarit shqiptar pasi ishte futur në kosh për të fjetur, flet shoferi i makinës së mbeturinave

Fundi tragjik i 30-vjeçarit shqiptar Sajmir Beca, ka lënë pas shumë trishtim dhe pikëpyetje.
Ai humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte futur në një kosh plehrash për të kaluar natën sepse ishte i pastrehë dhe u mor nga makina e mbeturinave.
Në një seancë të zhvilluar këtë javë, shoferi i kamionit përshkroi ngjarjen e rëndë, duke thënë se për shumë kohë ka jetuar mes makthesh.
Ai tha se i kontrolloi koshat por pa vetëm një karton, e më pas e ngarkoi koshin në makinën e plehrave. Pasi e zbrazi dhe ndezi butonin që bën lëvizjen ne tehut metalik, ai tha se dëgjoi britma të forta.
Menjëherë e ndaloi dhe njoftoi ambulancën. I riu shqiptar u transportua në spital, por disa ditë më vonë ndërroi jetë duke mos u bërë dot ballë plagëve.
Familja e tij udhëtoi nga Shqipëria drejt MB për të ndjekur hetimet, por gjykata e ka cilësuar këtë si një rast aksidental.
Familja e përshkroi Sajmirin si një person që rrezatonte mirësi dhe që kërkonte vetëm t’ua bënte jetën të tjerëve më të mirë, por që fatkeqësisht jeta e tij u ndërpre shumë shpejt në mes.
Happening now...
Sali Brava
ideas
My first meeting with Mereme, the future Prime Minister of Albania
Edi Rama's blessing and the vampire at our expense!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128