Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësorin, i lënduari transportohet në spital

2026-05-01 11:32:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësorin, i

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55 në rrugën “Pogej”, ndërsa mësohet se i lënduari, shtetasi me iniciale M.Z., 50 vjeç, është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:55, në rrugën “Pogej”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi M. Z., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e motomjetit dhe kapjen e drejtuesit të tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.



Happening now...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ideas