Two doctors in Tirana under investigation for delaying the treatment of a minor and damaging her health during surgery

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve, të cilët dyshohet se kanë vonuar trajtimin e një të miture.
Sipas njoftimit të policisë, nën hetim janë shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me profesion mjek.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit Sh. M., i cili pretendon se këta dy mjekë kanë shkaktuar vonesa në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur.
Gjithashtu, babai i të miturës ka deklaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët i kanë dëmtuar shëndetin vajzës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur dhe se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale i kanë dëmtuar shëndetin e saj,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
