Premier League referee will judge the Rossoneri in Poland, Kosovo referee also made official

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor për ndeshjen Poloni – Shqipëri që do të zhvillohet të enjten në orën 20:45. Kjo sfidë e vlefshme për fazën Play Off do të jetë vendimtare për kuqezinjtë tanë që do të synojnë të triumfojnë për të shkuar më tej, vetëm 90 minuta larg botërorit të Amerikës.
Anglezi i Premier League është një emër i njohur, jo vetëm në skenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri teksa Federata Shqiptare e Futbollit e përzgjodhi për finalen e Final Four në 2024-të, mes Egnatias dhe Partizanit. Rrogozhinasit asokohe triumfuan 1-0, ndërsa tanimë gjithë prozhektorët janë drejtuar nga ngjyrat kuqezi, për të mësuar fatin në rrugëtimin e këtij kompeticioni madhor sikurse botërori.
Ndërkaq, është zyrtarizuar edhe emri i arbitrit që do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, që do të zhvillohet po të enjten, në orën 20:45. Norvegjezi Espen Eskas do të jetë në fushë në këtë sfidë vendimtare për dardanët.
Të dy ndeshjet, natyrisht priten me interes të lartë, me të dy skuadrat shqiptare që synojnë dhe po punojnë maksimalisht rezultate pozitive në rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
