Çfarë ndodhi sot brenda mureve të “Vilës 30”? Pas ministrave Rama mbledh edhe drejtorët, i pranishëm edhe Tafa i AKSHI-t!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë mëngjes një seri takimesh në “Vilën 30”, ku morën pjesë ministra, zv.ministra dhe drejtues të institucioneve qendrore. Mbledhja nisi rreth orës 09:00 dhe përfundoi disa minuta para mesditës, duke u fokusuar kryesisht te prioritetet e çdo dikaster dhe çështje të rëndësishme për qeverisjen.
I pari që u prit në takim nga kreu i qeverisë ishte ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili diskutoi me kryeministrin për çështje operacionale dhe bashkëpunimin me ministrinë e Pushtetit Vendor. Më pas, rreth orës 10:15, iu bashkua edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, për të diskutuar çështjet prioritare ligjore, përfshirë ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Ashtu sikurse raportuam dhe më herët, në takim morën pjesë gjithashtu edhe zv.ministrat e Brendshëm, Silva Caka, Xhemal Qefalia dhe Anisa Ruseti, si dhe ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Burime për mediat kanë bërë me dije se ky i fundit i solli në vëmendje kryeministrit Rama temat e sistemit të adresave që lidhen ne Ministrinë e Brendshme.
E pranishme në “Vilën 30” ka qenë edhe ministria e shteti për Marrëdhëniet me Parlamentit, Erjona Ismailin, e cila qëndroi për rreth 40 minuta dhe pas daljes nga ambientet e vilës u fotografua nga mediat teksa mbante mbi shpinë një çantë kurrizi, një pamje kjo të cilën nuk e shohim shpesh nga ministrat.
Por, përpos ministrave dhe zv.ministrave, këtë të martë Rama takoi edhe drejtorin e komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhgën, drejtorin e Illyrian Guard, Florenc Spahon si dhe kreun e AKSHI-t, Igli Tafën. Takimi me të vjen në një kohë kur AKSHI është duke u përballur me një proces gjyqësor, sa i përket akuzave të ngritura lidhur me abuzime në tendera.
Tafa ka vetëm disa javë që ka marrë detyrën e kreut të AKSHI-t, duke zëvendësuar në këtë post ish-drejtoreshën, Mirlinda Karçanajn, emri i së cilës është në fashikujt e dosjes për të cilën SPAK ka kërkuar edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Këto takime të njëpasnjëshme vijnë pak ditë pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, ku u bënë ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të qarqeve, me qëllim konsolidimin e strukturave dhe përmirësimin e rezultateve elektorale.
Gjatë Asamblesë, u evidentuan arritjet dhe sfidat e së majtës shqiptare, ndërsa u morën vendime për emërime të reja në disa qarqe. Në gjashtë qarqe u caktuan drejtues të rinj politikë, ndërsa në gjashtë të tjerë, Rama vijoi të linte drejtuesit ekzistues.
Takime të tilla, të fokusuar te analiza e punës së çdo dikasteri, kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe javën e kaluar, duke përfshirë sektorët e Infrastrukturës dhe Bujqësisë, duke synuar koordinim më të mirë dhe vendimmarrje më efektive.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
