
Greqia forcon më tej ushtrinë, merr 16 raketa kundër anijeve në Francë

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Francën të hënën, për blerjen e 16 raketave anti-anije të tipit Exocet — një hap i radhës në përpjekjet e vendit për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake. Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe homologu i tij francez, Sébastien Lecornu, nënshkruan kontratën gjatë një vizite zyrtare në Athinë.
Edhe pse nuk u bë publike vlera e marrëveshjes, ajo nënvizon afrimin në rritje mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Dendias theksoi se “Greqia nuk është kërcënuese, por ndjen kërcënim”, duke iu referuar tensioneve të vazhdueshme me Turqinë lidhur me kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun Lindor. Të dy vendet, megjithëse aleatë në NATO, kanë qenë disa herë pranë përplasjes ushtarake ndër vite.
Kjo blerje është pjesë e një programi më të gjerë të modernizimit ushtarak që Greqia ka ndërmarrë pas krizës ekonomike të viteve 2010–2018, gjatë së cilës u detyrua të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje. Synimi i Athinës është që në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të investojë rreth 25 miliardë euro për të përditësuar forcat e saj të armatosura dhe për të përballuar sfidat e luftës moderne të teknologjisë së lartë.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128