PD njofton bojkot të seancës plenare: Në shërbim të axhendës së Ramës

Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë në Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar atë të paligjshme dhe të thirrur në kundërshtim me rregulloren.
Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se seanca është thirrur jashtë ditës normale të zhvillimit të saj dhe pa një rend dite të miratuar.
Sipas Bardhit, seanca është parashikuar vetëm me miratimin e procesverbalit dhe njoftime, ndërsa theksoi se ajo nuk përbën një seancë normale parlamentare.
“Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë”, u shpreh ai.
Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën dhe Edi Ramën se po e përdorin parlamentin për interesa personale dhe për të penguar hetimet ndaj korrupsionit.
Sipas tij, parlamenti është kthyer në një instrument në shërbim të ekzekutivit dhe për këtë arsye, PD ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e së martës, duke e cilësuar atë një “fasadë parlamentare”.
Happening now...
ideas
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128