Del e verteta, Berisha bleu vizën amerikane – Në faqen e DASH vazhdon të jetë “non grata”
Sali Berisha vazhdon të jetë në listën e personave non grata. Kushdo që dyshon për këtë, e ka shumë të thjeshtë ta verifikojë. Mjafton të klikojë në linkun zyrtar të Departamentit të Shtetit dhe do të shohë se emri i tij figuron aty si person i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, bashkë me familjen e tij
Lista zyrtare e Departamentit të Shtetit
IDU fton çdo vit deputetë dhe zyrtarë të PD-së për të marrë pjesë në aktivitetet e saj, pasi PD është anëtare e IDU-së. Pra, në këtë pikë nuk ka asgjë të re.
E vetmja gjë e re është përpjekja për ta paraqitur pjesëmarrjen në një aktivitet të përvitshëm të IDU-së, si justifikim për një shumë prej 6 milionë eurosh të paguara nga familja Berisha për një vizë në SHBA. Dhe këtu lind pyetja: çfarë vlere reale ka kjo vizë, nëse statusi i Berishës përballë autoriteteve amerikane nuk ka ndryshuar?
Vetëm në ditën kur Sali Berisha të mund të hyjë zyrtarisht në Departamentin e Shtetit do të ishte një lajm i mirë dhe i madh për PD-në. Çdo gjë tjetër, nëse nuk shoqërohet me ndryshim të statusit të tij, mbetet propagandë.
Por ajo që është edhe më e rëndësishme sot është hipokrizia politike.
Të gjithë ata që për pesë vjet bërtitën kundër SHBA-së, përsëritën ligjëratën e Berishës se Amerika është e korruptuar dhe se “Amerika nuk të sjell në pushtet”, sot kanë shpërthyer me mesazhe të tipit: “Berisha shkon në Amerikë”, “Amerika është e rëndësishme” dhe “marrëdhënia me SHBA-në është jetike”.
Pra, pesë vjet më vonë, u rikthyen pikërisht te qëndrimi që mbajti Lulzim Basha: për PD-në, SHBA-ja është një aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm.
Por atëherë pse u zhvillua e gjithë beteja e Sali Berishës?
Për një vizë?
Apo qëllimi i tij ishte të merrte kontrollin e PD-së, me shpresën se do ta përdorte atë si mburojë politike përballë drejtësisë?
Sot duket gjithnjë e më qartë se Berisha e donte PD-në për të mbrojtur veten. Por llogaritë i kishte gabim.
Kohët kanë ndryshuar. Edhe brezat kanë ndryshuar.
Ajo lloj aleance politike e viteve ’90, Rama–Berisha, ku interesat politike mund të bashkoheshin përballë drejtësisë, nuk funksionon më njësoj përballë institucioneve të reja të drejtësisë.
SHBA-ja, duke mbështetur SPAK-un, është vënë përballë të dyve si njerëz që për interesa politike dhe ekonomike, janë gati të sakrifikojnë Shqipërinë dhe partnerët e saj, përfshi dhe vetë SHBA. Këtë e ka bërë Rama duke mbështetur non gratat nga partia e tij, por edhe Berishën. Këtë e bëri dhe Berisha ku për interesat e tij, ndezi tek demokratët mbështtës të tij ndjenjat antiamerikanë.
Dhe kjo është një nga fatkeqësitë e PD-së dhe të gjithë atyre që u bashkuan rreth Berishës – në politikë, në media dhe në fusha të tjera – duke menduar se përballë drejtësisë do të mund të ndërtohej një mburojë politike.
Rama vazhdon ende të shpresoj se duke mbajtur Berishën po ruan pushtetin e tij
Pasi i dha vulën e PD-së, Rama duket se ka angazhuar edhe Ministrinë e Jashtme për të bërë gjithçka që t’i mundësohet Sali Berishës marrja e një vize diplomatike në cilësinë e deputetit.
Por as Rama nuk mund ta ndihmojë Berishën, as Berisha nuk mund ta ndihmojë Ramën të hapë dyert e Departamentit të Shtetit, sepse dosjet e të dyve janë pengesa më e madhe.
Ajo që pas çdo lëvizje të dëshpëruar të Sali Berishës për në vizë amerikan po vertetohet është vendimi i drejt i Lulzim Bashës, i cili pesë vjet më parë zgjodhi aleancën me SHBA-në.
Sot kjo aleancë është edhe më jetike për Shqipërinë dhe për vetë PD-në.
Pa mbështetjen e SHBA-së, PD-ja nuk do të kishte ardhur në pushtet në vitet ’90 dhe Shqipëria nuk do të kishte avancuar në rrugën e integrimit euroatlantik dhe të zhvillimit ekonomik.
PD sot është e izoluar e çorientuar dhe e dëshpëruar
Në PD nuk ka kuah ti flasë SHBA.
Sepse të gjithë treguan se shiten e blihen për interesa te vogla personale. E një vend aq i madh nuk mund të ndërtoj partneritet me njerëz të tillë.
Sot të njëjtët njerëz që votuan Ramën – njeriun që, sipas Berishës, ishte “i kapur nga krimi” – për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, janë të njëjtët që nuk e votuan marrëveshjen në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, një marrëveshje që është shumë më e rëndësishme për interesin kombëtar të Shqipërisë sesa pjesëmarrja e Ramës në një bord ndërkombëtar që kishte vetëm vlerë perdonale pasi Shqipëria anëtare mund të përfaqësohej nga presidenti ashtu si Kosova.
Ata që deri dje i thoshin SHBA-së se “me Berishën nuk vihet në pushtet”, sot u thonë se Berisha është e ardhmja.
Njerëz të tillë nuk mund të jenë të besueshëm as për SHBA-në, as për BE-në dhe as si partnerë seriozë ndërkombëtarë.
Berisha aq më pak.
Berisha sor mund të takohet me deputetë, politikanë apo përfaqësues të ndryshëm që zgjedhin ta takojnë përmes kompanive të lobimit, pra përmes pagesave. Takime të tilla kanë vetë vlerë propagandistike për ata që ende bwsojnë në përrallat e Berishës por zyrtarët ata që marrin vendime, të gjithë e kanë refuzuar.
Për Sali Berishën, mundësia që 9 shtatori të shënonte një kthesë të madhe në karrierën e tij politike ka përfunduar.
Ai e pati shansin pesë vjet më parë t’u tregonte shqiptarëve se interesi i PD-së dhe i Shqipërisë ishte mbi interesin personal. Por nuk e bëri.
Zgjodhi interesin e tij.
Sot është vonë.
Sepse një vizë e marrë apo e mundësuar përmes parave, burimi i të cilave mbetet i paqartë, mund të kthehet edhe në një barrë.
Berisha vazhdon të jetë i padëshirueshëm për administratën amerikane, sipas përcaktimit të Departamentit të Shtetit.
Berisha është non grata ne Britaninë e Madhe, një proces politik dhe ligjorë. Edhe me vendim gjykatë ai është non grata për lidhje me krimin dhe korrupsionin
Për më tepër, ai është në proces gjyqësor, edhe në Shqipëri.
Shqiptarët nuk e hanë më propagandën e Berishës, aq më pak një propagandë të ndihmuar nga Rama.
Nëse Berisha e do vërtet PD-në, sot ka vetëm një gjë për të bërë:
Ta çlirojë PD-në nga vetja.
Vetëm atëherë PD-ja mund të rifitojë besimin e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128