Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën 3-muajshe, del para gjykatës 65-vjeçari

2026-11-02 15:36:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën 3-muajshe, del para gjykatës

Brahim Demiri, 65-vjeçari i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, është paraqitur këtë të hënë para gjykatës, pas arrestimit.

Ai dyshohet për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe mbesës së tij vetëm tre muajshe, të cilët u gjetën të pajetë në një banesë mëngjesin e 1 nëntorit.

Sipas Policisë së Kosovës, informacioni për dy persona të pajetë në banesë u mor rreth orës 08:47. Në vendngjarje mbërritën njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipet mjekësore, të cilat konstatuan vdekjen e të dy personave.

Pas hetimeve fillestare, 65-vjeçari u arrestua si i dyshuar për përfshirje në ngjarje dhe u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Trupat e viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Po ndodh...