Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për ditën e martë shqyrtimin e ankimimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Seanca ishte planifikuar të zhvillohej këtë të hënë, por u shty me kërkesë të prokurorëve, të cilët raportohet se ndodheshin jashtë Tiranës. Gjykata pritet ta shqyrtojë kërkesën në datën e re të caktuar.
Vlora Hyseni është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Sipas dyshimeve të prokurorisë, Hyseni ka ndihmuar Ergys Agasin, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e ndihmuar t’i shmangej drejtësisë dhe duke i përcjellë informacione sekrete.
Ish-drejtoresha e SHISH-it i kundërshton masën e sigurisë dhe kërkon që Apeli i Posaçëm të vendosë ndryshimin e saj. Shqyrtimi i ankimit pritet të zhvillohet të martën.
Po ndodh...
ide
The System's Tricky Dice: Rama and Berisha, or Edi and Saliu!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
