Rents increased at the end of the year/ Inflation reached 2.3% in December 2025, food prices also became more expensive

Çmimet këtë fundvit që lamë pas u shtrenjtuan edhe më shumë se vitet më parë. Instituti i statistikave në publikimin e indeksit të çmimeve të konsumit raporton një inflacion në rritje në muajin dhjetor në 2.3% nga 2.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë që në fundvit konsumi i lartë i mallrave është dhe një nga ndikuesit kryesor në rritjen e çmimeve, në dhjetor 2025 shtrenjtimi erdhi kryesisht nga qiratë uji dhe lëndët djegëse me një përqindje 0.96% ndaj inflacionit total, ushqimet 0.56%, mobilie 0.16% dhe hotelet e baret restorantet 0.15%.
Në raport me dhjetorin e 2024-ës, çmimet më të larta për produktet e shportës ushqimore u regjistruan për bulmetin, produktet e detit, mish dhe më pak fruta e perimet.
INSTAT thekson se të gjitha grupet e mallrave kanë pasur ndikim në rritjen e inflacionit pasi asnjë kategori nuk ka raportuar rënie çmimi.
Viti 2025 është mbyllur me inflacion mesatar 2.2%, duke qenë i njëjtë me inflacionin mesatar në 2024-ës. Kjo normë është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
