Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti! Avokati: Arrestimi i paligjshëm

2026-10-10 12:04:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti! Avokati:

U arrestua nga policia se goditi me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë por gjykata ka lënë të lirë aktivistin Edison Lika.

Gjykata, gjatë ditës së sotme ka shpallur  të paligjshëm arrestimin e të riut.

I njëjti vendim është dhënë edhe për aktivistin Fatjon Rrapaj. Ndërkohë që prokuroria kërkoi ligjshmërinë e arrestit dhe detyrim paraqitje.

Aktivisti Lika qëndroi 3 netë në qeli në mënyrë të paligjshme.

Po ndodh...