“Jemi të gatshëm për çdo masë”, BE kritikon Trump: Tërhiq sanksionet kundër Gjykatës Penale

2026-10-10 15:55:00 / BOTA ALFA PRESS
“Jemi të gatshëm për çdo masë”, BE

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një deklaratë të lëshuar në emër të BE-së, ka kritikuar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqe juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pilay.

Kallas i kërkoi Uashingtonit që t’i tërheqë këto sanksione.

Shefja e politikës së jashtme të bllokut deklaroi gjithashtu se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që Gjykata të vazhdojë të funksionojë në mënyrë efektive dhe të përmbushë misionin e saj thelbësor.

“Sulmet ose kërcënimet ndaj Gjykatës, zyrtarëve të saj të zgjedhur, personelit dhe personave që bashkëpunojnë me të, përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve, janë të papranueshme”, deklaroi Kallas.

Ajo mirëpriti gjithashtu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar shqetësimet e tyre me shtetet palë të Statutit të Romës, dokumenti themelues i Gjykatës Penale Ndërkombëtare. 

Po ndodh...