Hasi përplaset me gjyqtarin pas fitores dramatike ndaj Besiktasit

2026-09-20 23:51:00 / SPORT ALFA PRESS

Hasi përplaset me gjyqtarin pas fitores dramatike ndaj Besiktasit

Amedspor ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Besiktasit, duke triumfuar 3-2 në një ndeshje dramatike. Pas vërshëllimës së fundit, trajneri shqiptar Besnik Hasi pati një debat të shkurtër me gjyqtarin kryesor, Ali Şansalan.

Sipas raportimeve nga Turqia, Hasi iu drejtua arbitrit pas përfundimit të takimit, duke shprehur pakënaqësinë e tij për vendimet e gjykimit.

Ndeshja u shoqërua me tension, veçanërisht në minutat e fundit. Amedspor mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Amadou Cisse në minutën e 84-t, ndërsa Besiktasi kërkoi të barazonte rezultatin.

Në minutën e 90+8-të, pas ndërhyrjes së VAR-it për një pretendim për penallti, Besiktasit iu akordua një 11-metërsh. Orkun Kökçü e ekzekutoi saktë, duke ngushtuar diferencën në 3-2. Megjithatë, Amedspor arriti ta ruante avantazhin deri në fund.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Hasi siguroi një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit. Amedspor kryeson Superligën turke me 13 pikë pas gjashtë javësh, ndërsa ka realizuar 15 gola.

Debati i shkurtër mes Hasit dhe Şansalanit ishte një nga episodet e fundit të një sfide të karakterizuar nga tensioni dhe vendime të diskutueshme të gjykimit.

Po ndodh...

ide

top

10:22 AKTUALITET

09:10 BOTA

10:40 AKTUALITET